Kujt i takon Trepça? Minatorëve të Trepçës![5 min. za čitanje]

This is a Marks21 statement in Albanian. Read it here in English.
Ovo je saopštenje Marks21 na albanskom jeziku. Original čitajte ovde.

Në javën që shkoi, një luftë dramatike u luftua për minierat e Trepçës.

Trepça është minierë e plumbit, zinkut dhe argjendit. Në kohën e Republikës Federative Socialiste të Jugosllavisë, ajo ishte një nga prodhuesit kryesor të pasurisë minerare të vendit dhe punësonte rreth 20 mijë njerëz.

Sot, Trepça, ashtu si Kosova, është e ndarë. Që nga 1999 Trepça u mbajt nën administrimin e Kombeve të Bashkuara, e ruajtur në trust deri në privatizimin e saj.

Së fundmi, ne kemi mësuar që Qeveria e Kosovës do ta marrë nën kontroll minierën. Qeveria e Serbisë, e cila pretendon që tri të katërtat e Trepçës janë pasuri e Republikës së Serbisë ka reaguar ashpër.

Ditë të dramës, diplomacisë në nivele të larta dhe protesta na kanë përcjellë. Qeveria e Serbisë nuk e njeh shkëputjen e Kosovës dhe ka kërkuar që e ardhmja e Trepçës të jetë temë e diskutimeve në Bruksel. Për çka po shpreson Qeveria e Serbisë?

Serbia po bënë pazare me Brukselin. Shpreson që në ndonjë mënyrë ta shndërrojë në para ndonjë koncesion. A do të jenë këto paratë e Evropës? A do të jetë kjo ndonjëfar lloj “kantonizimi” i Kosovës? A do të thotë kjo që borxhet t’i kalohen Qeverisë së Kosovës?

Sido që të jetë, e shtyrë nga fuqitë e mëdha, Qeveria e Kosovës u tërhoq, mosvartësisht grevës së minatorëve të Trepçës, të cilët po kërkojnë nacionalizimin e minierave. Përse ndërmori këtë hap Qeveria e Kosovës? Sepse nuk do ta bëjë nacionalizimin nën presionin e punëtorëve. Qeveria e Kosovës do të shkojë në Bruksel gjithashtu, dhe gjithashtu, mund të përfitojë nga situata. Ndoshta do të kërkojnë para nga Evropa? Ndoshta reparacione nga Serbia? Në cilindo rast, mezi s’pret për ta privatizuar Trepçën.

Cili është qëndrimi ndaj kësaj situate i revolucionarëve socialist nga Serbia? Ne jemi të udhëhequr nga idea e internacionalizmit. Për ne, është e papranueshme që shteti i Serbisë të vazhdojë ta imponojë veten si autoritet legjitim në Kosovë. Republika e Serbisë nuk është qeveria legjitime e Kosovës, qëkur popullsia shumicë nuk do që në territorin e saj të kthehet Serbia.

Për më shumë, ne solidarizohemi 100% me kërkesat e minatorëve. Ata duan nacionalizimin e Trepçës nën Qeverinë e Kosovës. Kjo nuk ndodhi, por ata kanë paralajmëruar që do të vazhdojnë të protestojnë, edhepse Kryeministri i Kosovës u ka bërë atyre thirrje për ta ndërprerë grevën. Ne u dëshirojmë atyre sukses.

Ne gjithashtu e mbështesim parullën, që forca si Lëvizja Vetëvendosje! e kanë vënë përpara, që Qeveria e Kosovës nuk ka legjitimitet ta privatizojë Trepçën. Autoritetet e Kosovës nuk janë autoritete sovrane, qëkur ato janë nën protektoratin e fuqive perëndimore dhe nën ombrellën e NATO-s.

Ne besojmë që nacionalizimi për të cilin minatorët e Trepçës vet kanë luftuar do të ishte një goditje si për ish-okupatorin Serbinë, poashtu për okupatorin e tashëm NATO-n. Presioni nga baza do të krijonte një situatë në të cilën Qeveria e Kosovës do të duhej ta dëgjonte popullin e saj, e jo fqinjin e saj agresiv, e as lakmiqarin “komunitet ndërkombtar” të cilit tash për tash i përgjigjet.

Ne gjithashtu besojmë se qëndrimi ynë do tu tregojë shqiptarëve të Kosovës se ata e kanë një mik të vërtetë: të majtën e Serbisë. Me mbështetjen tonë, ne shpresojmë të ndihmojmë në rritjen e së majtës dhe internacionalizmit ndër shqiptarët e Kosovës. Ne mendojmë se kjo do ta ndihmonte pajtimin e shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, gjë që është e nevojshme për popullin e Kosovës ashtuqë ai të mund ta rrëzojë protektoratin kolonial.

Pajtimi do t’i shuante zërat në Serbi të cilët pretendojnë se serbët në Kosovë janë të shtypur, dhe do t’ia hiqte argumentin NATO-s se duhet ta mbrojë Kosovën nga Serbia dhe do ta delegjitimonte protektoratin ndërkombtar.

Ne besojmë se këta do të ishin hapat e vërtetë drejt miqësisë së popullit të Kosovës dhe atij të Serbisë. Këta do të ishin hapat e vërtetë që të dy shtetet të deklarohen zona të lira nga NATO. Ky do të ishte një hap i vërtetë drejt Federatës Ballkanike.

Akteri i cili ka shansë ta krijojë një solidaritet të tillë ndërkombtar janë minatorët e Trepçës. Ishin udhëheqësit e tyre, udhëheqësit tanë dhe “komuniteti ndërkombtar” që u përpoq ta ngulfaste grevën e tyre. Kjo është arsyeja pse fitorja e tyre do të ishte fitore e të gjithë atyre që duan vetëvendosje të vërtetë për Kosovën. Në ndërkohë ne besojmë se lufta e minatorëve të Trepçës është rruga drejt vetëvendosjes së vërtetë dhe të plotë të Kosovës, të lirë nga imperializmi.

Kjo është arsyeja pse ne i çojmë minatorëve solidaritetin tonë zemërngrohtë. Ne u thërrasim atyre që ata tu bëjnë thirrje serbëve të Kosovës për tu solidarizuar me luftën e përbashkët, në mënyrë që ti tregohet botës se Trepça është një thesar i njerëzve punëtorë, të të gjitha kombeve në Kosovë, dhe se ajo nuk i takon as Shtetit të Serbisë, e as protektoratit imperialist. Ne qëndrojmë krah për krah me luftën e tyre.